Dinamo dështoi të realizonte objektivin Final Four këtë sezon duke mbyllur kampionatin në vendin e 7-të të Superiores.
Klubi pësoi lëvizje të shumta që nga nisja e edicionit me largimin e trajnerit Di Biaggio, si dhe drejtorit Haris Fakiç para 3 muajsh.
Presidenti Ardian Bardhi do të bëjë një tjetër revolucion, i treti rradhazi që nga marrja në pronësi të klubit. Organika e lojtarëve do të pësojë ndryshime të mëdha dhe për këtë duhet drejtori i ri sportiv.
Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije për Newsport.al se kreu i ‘Bluve’ sheh Luan Pinarin si drejtorin e ri sportiv. Pinari është një figurë e njohur dinamovite ku kaloi pjesën më të madhe si futbollist dhe në 2 vitet e fundit ka qenë pjesë e bordit drejtues si me moshat, ashtu dhe ekipin e parë.
Ish-futbollisti i Dinamos, Tiranës e Partizanit pritet të marrë këtë detyrë të rëndësishme e ku do të nisë më pas punën për merkaton e verës.