Ja kush e kompozoi himnin e Championsit dhe çfarë përmban teksti

Futboll

Ja kush e kompozoi himnin e Championsit dhe çfarë përmban teksti

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Borusia e Dortmundit dhe Reali i Madridit do të përballen me njëri-tjetrin sonte në mbrëmje në finalen e Ligës së Kampioneve.

Të dyja skuadrat do të luftojnë për të hyrë në historinë e atij që nga shumëkush konsiderohet si turneu më prestigjioz i klubeve në botë.

E gjithë bota do të paralizohet nga ngjarja e madhe e futbollit europian, por përpara se topi të rrokulliset, do të shënohet një nga momentet më pikante të kompeticionit: Himni i Champions League.

Një këngë që çdo dashamirës i futbollit e njeh. Sa për kuriozitet, kënga u shkrua nga kompozitori Toni Briten, i diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Muzikës. Pjesa u porosit nga britanikët në vitin 1992 bazuar në stilin e Xhorxh Frederik Handel.

Muzika luhet nga Orkestra Mbretërore Filarmonike dhe vokali sigurohet nga Akademia e Shën Martinit. Në futboll ka tinguj të pagabueshëm dhe himni i Champions League është pa dyshim një prej tyre.

TEKSTI I HIMNIT – Himni ka shprehje në tre gjuhët zyrtare të UEFA-s: anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Ky është teksti i plotë i tij: – Këto janë skuadrat më të mira; Kjo është ngjarja kryesore; Mjeshtrat, më i miri; Ekipet e mëdha; kampionët; Një takim i mrekullueshëm;

Një nga ngjarjet kryesore; Ngjarja kryesore; Mjeshtrat; Më i miri; Ekipet më të mëdha; Ata janë më të mirët; Këta janë kampionët; Mjeshtrat; Më të mirët; më i miri; Ekipet më të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat