Shillova i emocionuar, flet për golin

Futboll

Shillova i emocionuar, flet për golin

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 18:11
Alban Shillova

Alban Shillova i ka siguruar Feronikelit ’74 edhe për një vit tjetër eksistencën në Superligë.

Pas një sezoni shumë të gjatë, më në fund Nikli janë të qetë, por kjo erdhi falë golit të Shillovës në sekondat e fundit.

“Jam shumë i kënaqur. U futa në lojë në pjesën e dytë, e dhashë maksimumin dhe e vendosa ndeshjen.

Jam i lumtur që edhe vitin tjetër skuadra e Feronikelit 74 do të jetë pjesë e Superligës.

Gjatë gjithë vitit kemi tregu ndeshje të mira por edhe fati nuk ka qenë me ne.

Megjithatë, në fund përfundoi gjithçka mirë”, është shprehur Shillova.

Shillova gjatë ndeshjes shënoi edhe një tjetër gol, por iu anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat