Publikohet formacioni i Realtt!
Borussia Dortmund dhe Real Madrid përballën këtë të shtunë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, finalen e Champions League.
Një herë fituesi i Champions-it, Dortmund kërkon të ngrejë sërish trofeun pas 27 viteve, megjithatë këtë mbrëmje sfidohet nga “pronarët” e këtij kompeticioni, Reali që kërkon të marrë trofeun e 15-të dhe të thyejë rekordin e vet.
Ndërsa pak na ndan nga finalja që nis në orën 21:00 në “Wembley” në faqen e Real Madrid është publikuar formacioni si do zbresin “Los Blancos” në fushën e blertë, me trajnerin Carlo Ancelotti që ka rikthyer në portë Courtois.