Mourinho: Fenerbahce? Ende nuk mund ta konfirmoj

Futboll

Mourinho: Fenerbahce? Ende nuk mund ta konfirmoj

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 19:22
Jose Mourinho

Jose Mourinho është në Wembley për finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, por të gjithë presin rikthimin e tij në stol, i cili duhet të drejtojë Fenerbahcen. I buzëqeshur dhe i relaksuar, ai praktikisht konfirmoi zbarkimin e tij në Turqi për Sky Sports UK:

"Nuk është bërë ende. Kam vendosur që dua të shkoj, por nuk mund ta konfirmoj ende zyrtarisht”.

Ish-trajneri i Real Madridit, Interit dhe Romës nënvizoi vështirësitë e shumta që do të përballet në fazën e re të karrierës së tij: “Liga e Kampionëve është e vështirë, sepse do të ketë tre raunde kualifikuese dhe në rastin e Fenerbahçes janë tetë lojtarë të përfshirë në Kampionatin Evropian, ndaj nuk do të jenë në dispozicion për turin e parë.

Është e vështirë, por më pëlqejnë sfidat. Nëse shkoj, do të luftoj për Champions League”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat