Bylis U19 fiton Kupën e Shqipërisë

Futboll

Bylis U19 fiton Kupën e Shqipërisë

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 19:24
Bylis U19

Është luajtur sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes Partizanit dhe Bylisit.

Pasi siguruan për herë të parë edhe pjesëmarrjen në “UEFA Youth League”, ballshiotët triumfuan në finalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 3-1. Bylis U-19 e menaxhoi shumë mirë ndeshjen dhe e gjeti dy herë rrugën e rrjetës që në pjesën e parë me Alimerkajn, i cili ishte protagonisti kryesor i finales.

Në fraksionin e dytë ballshiotët shënuan edhe golin e tretë me Akibu në minutën e 65-të.

Ndërsa Partizani realizoi vetëm një gol në të 84-ën me Denis Sulon.

Në fund ndeshja finale u mbyll 3-1 për Bylis U-19 duke e mbyllur sezonin me fitimin e dy trofeve të rëndësishëm për moshat U-19.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia tradicionale me Drejtorin Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, që i dorëzoi medaljet dhe trofeun lojtarëve të skuadrës Bylis U-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat