Që prej mbërritjes së Igor Tudorit në stolin e Lazios, Manuel Lazzari ka humbur vendin e titullarit, pasi nuk gëzon besimin e trajnerit boshnjak dhe po mendon largimin gjatë merkatos së verës.
Anësori 31-vjeçar italian i është ofruar Interit nëpërmjet agjentit të tij, aty ku do të gjente Simone Inzaghin, trajner që e mori edhe te Lazio disa sezone më parë.
Media italiane bën me dije se momentalisht janë zhvilluar vetëm bisedime paraprake, pasi në kampin zikaltër e pëlqejnë jo pak Lazzarin, por para se të hedhin hapa konkretë duhet të plotësohen dy kushte.
I pari lidhet me të ardhmen e holandezit Denzel Dumfries, që nuk ka rinovuar ende dhe te Interi shpresojnë që ta shesin për një çmim prej 25-30 milionë eurosh për të mos e humbur me parametra zero.
Nëse Dumfries rinovon kontratën, ose nuk shitet dot, atëherë te Interi nuk kanë nevojë për një tjetër futbollist në krahun e djathtë.
Kushti tjetër është që vetë Lazzari të negociojë me Lotiton, për të ulur pretendimet, pasi te Interi nuk kanë ndërmend të paguajnë më shumë se 8-10 milionë euro për një futbollist me 31 vite mbi supe.