Mourinho zyrtarizohet trajner i ri i gjigantit turk!
Klubi i Fenerbahces ka bërë zyrtar emërimin e Jose Mourinhos si trajneri i ri i skuadrës së njohur turke.
Prej dy ditësh flitej se palët kishin arritur akordin por klubi turk e bëri zyrtarizmin të trajnerit portugez.
“Shihemi nesër dhe të nisim rrugëtimin tonë bashkë”, ishin fjalët e Mourinhos në këtë postim që praktikisht i vinte kapakun diskutimeve për emërimin e tij si trajneri i ri i skuadrës turke.