Real Madrid vendos një rekord të ri në Champions League, duke fituar trofeun e 15-të të këtij kompeticioni, si asnjë skuadër tjetër deri më tani.
Ekipi i Ancelotti mposhti me rezultatin 0:2 Borusia Dortmundin në “Wembley” në një finale që rezultoi shumë e luftuar.
Ky ishte Champions-i i pestë individual për Ancelottin si trajner, të paktën dy më shumë se çdo trajner tjetër.
Asnjë trajner nuk e ka fituar më së shumti Champions-in se ai, me një ekip të vetëm, duke barazuar kështu Bob Paislej me Liverpulin dhe Zinedin Zidan me Realin, që kanë fituar nga 3 Champions, me një skuadër të vetme, ashtu si Ancelotti