Synon afrimin e dy brazilianëve

Futboll

Synon afrimin e dy brazilianëve

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:03
Pamje nga një ndeshje

Koha kur Milan “fliste” vetëm gjuhën braziliane ishte shumë e artë për klubin “kuqezi” dhe vështirë që një periudhë e tillë të rikthehet sërish.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane “Djalli” ka kthyer fokusin për merkaton e verës pikërisht nga lojtarët që vijnë nga Brazili.

Dy emrat e parë në listën e dëshirave të Milan-it për të qenë pjesë e skuadrës së sezonit të ardhshëm janë: i pari Emerson Royal, mbrojtësi i djathtë i Tottenham-it, i cili do të përforconte krahun e djathtë të mbajtur aktualisht nga kapiteni Calabria.

Shifra e kërkuar nga “Spurs” është mjaft e lartë, plot 30 milionë euro, megjithatë së fundmi klubi “kuqezi” është takuar me agjentin e tij Castagna dhe po përpiqet që të gjejnë një formë negocimi, për të bindur më pas edhe klubin anglez.

Emri tjetër është pjesë e skuadrës së Brighton, qendërmbrojtësi Igor Julio, i cili e njeh kampionatin italian, pasi dikur ka luajtur për emra si Spal dhe Fiorentina.

Ai u transferua verën e shkuar te Brighton, ndërsa numëron 30 paraqitje me “pulëbardhat”.

Anglezët e blenë mbrojtësin nga Fiorentina për rreth 17 milionë euro plus 3 bonuse dhe, për këtë arsye, do të donin të rekuperonin shpenzimet nëse vendosnin ta shisnin, prandaj minimum që do të kërkonin është 20 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat