Reali merr urimin e veçantë

Futboll

Reali merr urimin e veçantë

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:09
Reali

Finalet janë për t’u fituar dhe Reali ia doli sërish. Edhe pse Borussia Dortmund e dominoi për rreth një orë dhe i bëri të vuanin, spanjollët goditën në momentin e duhur me Carvajal dhe Vinicius Junior. Dhe dërguan trofeun e Championsit për herë të 15-të në Madrid.

Të shumta urime për “Los Blancos”, teksa nuk mungon as ai i “armiqve” të një jetë: Barcelonës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi katalanas uron Realin për triumfin e jashtëzakonshëm në “Wembley”.

Ndërkohë, te Dortmundi ka trishtim, por edhe krenari për rrugëtimin fantastik që djemtë e Terzic zhvilluan këtë edicion. Duke i shkuar shumë afër suksesit final, që do të ishte i dyti në histori.

“Futbolli nuk është një përrallë dhe nuk ka gjithmonë një fund të lumtur“, lexohet në postimin e verdhezinjve në faqen zyrtare. Nuk mungon falënderimi për tifozët e zjarrtë dhe të mrekullueshëm.

“Historia jonë vazhdon dhe ne nuk mund ta bënim pa mbështetjen tuaj. Muri ynë i verdhë mbi gjithçka, faleminderit të gjithëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat