Partizani është skuadra e vetme nga Superiorja, që ka fatin të jetë pjesë e skuadrave favorite dhe në turin e dytë të Conference League. Bëhet fjalë nëse e kalon të parin ku kujtojmë se dhe aty shortohet si favorite.
Krahas me Vllazninë dhe Tiranën do “peshkojnë” kundërshtarë më të lehtë në letër fillimisht. Vetëm se këto dy klube nuk do jenë pjesë e favoritëve, nëse kalojnë turin e parë.
Gjithçka lidhet me ecurinë në Europë vitet e fundit.
Për turin e tretë gjithçka mbetet për t’u vendosur, teksa vlen për t’u theksuar se aty kundërshtarët priten shumë më të vështirë.