Bruno Fernandes në radarin e Bayernit

Futboll

Bruno Fernandes në radarin e Bayernit

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:30
Bruno Fernandes

Bayern Munchen po shfaq interesim serioz për yllin e Manchester United, Bruno Fernandes, menaxheri i të cilit është takuar me disa top klube evropiane gjatë ditëve të fundit.

Aksionarët e rinj të Manchester United e kanë bërë listën e lojtarëve që nuk janë në treg për shitje, me Brunon që nuk bën pjesë në atë listë.

Mirëpo, rëndësia e 29-vjeçarit në klubin e Manchester United është shumë e madhe, pasi në sezonin e kaluar, Fernandes shënoi 15 gola dhe dhuroi 13 asistime në të gjitha garat.

Bayern Munchen e kanë identifikuar yllin e Manchesterit si një nga shënjestrat kryesore të merkatos verore, me Kompanyn që është i hapur ta sjellë portugezin në Mynih.

Kontrata aktuale e Fernandes përfundon në qershor të vitit 2026.

Bruno Fernandes për momentin është i fokusuar te “EURO 2024”, ku së bashku me Cristiano Ronaldon e Roberto Martinez synojnë të përsërisin suksesin e vitit 2016..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat