Ish-trajneri i Kombëtares, Christian Panucci: Reali s’bëri asgjë tjetër

Futboll

Ish-trajneri i Kombëtares, Christian Panucci: Reali s’bëri asgjë tjetër

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:47
Christian Panucci

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan 2:0 në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borussia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës. Pas kësaj sfide, ka folur ish-trajneri i Kombëtaren shqiptare dhe ish-lojtari i Realit, Christian Panucci.

“Reali është një klub i madh që ka gjithmonë uri, ata vetëm fitojnë. Ata do të ketë gjithmonë këtë dëshirë të madhe, këtë përulësi për të arritur deri në fund.

Vinicius një lojtari i madh që bën gjëra të jashtëzakonshme. Ai mund të vendosë ndeshjen në çdo minutë, por është fitorja e një grupi që di të vuajë dhe më pas të dijë të godasë për të vendosur.

Dortmundi bëri një lojë të mirë dhe i krijoi telashe Realit. Reali s’bëri asgjë tjetër në pjesën e parë, thjeshtë mbrojti portën”, u shpreh Panucci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat