Barcola: Nuk e prisja të isha këtu

Futboll

Barcola: Nuk e prisja të isha këtu

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:50
Bradley Barcola

Bradley Barcola mahniti këtë sezon me fanellën e Paris Saint-Germain dhe forma e tij nuk kishte sit ë kalonte pa u vënë re nga trajneri i Francës Didider Deschamps, i cili e përfshiu talentin e në listën e “bluve” për EURO 2024.

Ndërsa ka folur për këtë fat në konferencën për mediet, sulmuesi 21-vjeçar tha fillimisht se futbolli është i shpejt dhe duhet të “kapësh trenin” në kohë, ndërsa shtoi se ai ia doli.

“Futbolli është i tillë, ecën shumë shpejt. Ndonjëherë trenat kalojnë vetëm një herë dhe duhet të jesh në gjendje të hipësh. Ata e dinë që kam bërë disa gjëra të mira këtë sezon, por ndonjëherë ti vet nuk e kupton se çfarë po bën”-tha fillimisht francezi.

Më tej duke folur për të shënuarit, ai theksoi se do të donte të kishte realizuar më shumë, ndërsa shtoi se Deschamps i ka kërkuar të njëjtën “çmenduri” që ka me PSG-në.

“Unë mund të jem më i pranishëm në zonën e penalltisë. Unë mund të shënoj më shumë gola dhe të kem statistika më të mira. Këtë sezon nuk kam shënuar aq shumë gjithsesi.

Trajneri (Deschamps) më tha të sillja te Franca atë që jap në Paris, shpejtësinë, teknikën dhe pak çmenduri”-përfundoi Barcola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat