Holanda vazhdon përgatitjet për Euro 2024. Kombëtarja tulipane është pjesë e grupit D bashkë me Francën, Poloninë dhe Austrinë.
Objektivi i madh është fitimi i trofeut dhe rikthimi në majën e Europës, aty ku për herë të parë dhe të fundit tulipanët kanë qenë në vitin 1988.
Gjatë seancës së fundit stërvitore, lojtarët e Ronaldo Koeman kanë kryer një gjest shumë të bukur dhe tepër të veçantë.
Të shoqëruar nga fëmijë të vegjël dhe me fanellat e skuadrave ku kanë nisur karrierën mbi supe.
Për të shfaqur vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjitha klubet që kontribuan në zhvillimin e tyre.
Një gjetje e bukur dhe një ritual që Holanda e kreu edhe përpara nisjes së Botërorit Katar 2022.