Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Granit Begolli ka njoftuar se ka përfunduar bashkëpunimin me Vushtrrinë.
Tutje, ai ka falenderuar të gjithë, nga presidenti i klubit deri te tifogrupi “Forca”, derisa i ka dëshiruar suksese në rrugëtimin për në Superligë.
Begolli mori drejtimin e Vushtrrisë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, me skuadrën që ishte e parafundit në renditje.
Me Begollin në krye, Vushtrria arriti të ‘këndellet’, derisa përfundoi sezonin në vendin e pestë në tabelë me 36 pikë nga 27 ndeshje.
Granit Begolli gjatë karrierës së tij ka qenë kryetrajner i Vëllaznimit, Lirisë, Feronikelit e po ashtu edhe i Suharekës.