Portugezi veçon një vendim të diskutueshëm të arbitrit

Futboll

Portugezi veçon një vendim të diskutueshëm të arbitrit

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 12:16
Pamje nga ndeshja

Jose Mourinho ka komentuar disa prej episodeve më të rëndësishme të mbrëmjes së kaluar si ekspert i “TNT Sports”.

Mes tyre portugezi ka veçuar një vendim të diskutueshëm të arbitrit Slavko Vinçiç ku vendosi që të mos i akordonte kartonin e dytë të verdhë sulmuesit brazilian të Realit edhe pse simuloi pas duelit me Humels dhe Ryerson.    

“Pa asnjë dyshim kemi të bëjmë me simulim dhe Vinicius e di fare mirë se çfarë pasojash ka ky gjest”, tha Mourinho.

Për sjelljen e 23-vjeçarit në fushë janë ankuar edhe disa futbollistë të Borusias.

Madje për episdoin në fjalë arbitri ndëshkoi me karton të verdhë për protesta Niko Shloterbek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat