Nga Drita largohen edhe Vitija e Ibrahimi

Futboll

Nga Drita largohen edhe Vitija e Ibrahimi

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2024 Në ora: 12:37
Pamje nga një ndeshje

Nga radhët e skuadrës së Dritës së Gjilanit janë larguar katër futbollist: Albin Prapashtica, Samson Ebuka, Leonat Vitija e Yll Ibrahimi. 

Siç dihet Drita ka përfunduar në pozitën e tretë në kampionat dhe ka siguruar pjesëmarrjen në garat e Conference League.

“Leonat Vitija e mbyll bashkëpunimin me ne.

Me marrëveshje të dy anshme kemi ndërpre bashkëpunimin me futbollistin Leonat Vitija.

Vitija ishte bashkuar me klubin në sezonin 2022/23 dhe është paraqitur  për klubin tonë në 55 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Yll Ibrahimi, me kërkesën e tij dhe familjes së tij, klubi jonë ka lënë të lirë lojtarin për një eksperiencë të re. Ylli është pjesë e ekipit të parë nga sezoni 2020/21”, njofton FC Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat