Maget pritet të luajë në Ligën e Konferencës

Futboll

Maget pritet të luajë në Ligën e Konferencës

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 13:02
Maget Gueje

Presidenti Demi pret që Partizani të bëjë të paktën dy shitje të mëdha në këtë verë.

Aktualisht në qendër të merkatos janë dy mesfushorë, Arinaldo Rrapaj dhe Maget Gueje.

Të dy janë objektiv i disa ofertave dhe Partizani është i hapur për t’i shitur.

Senegalezi kërkohet nga shumë klube, me Partizanin, që po shqyrton gjithçka me qetësi. Pavarësisht kohës së arritjes së marrëveshjes,

Maget pritet të luajë në Ligën e Konferencës dhe më pas të lërë “demat” pas tri vitesh. Sa i përket Rrapajt, gjërat mund të ndodhin edhe më shpejt, pasi ofertat për vlonjatin janë më specifike.

I riu kërkohet nga klube më të pasura në disa shtete, me Partizanin, që pritet të arkëtojë një shifër prej mbi 500 mijë eurosh nga transferimi i 22-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat