Elezi: Përballemi me Kroacinë, kombëtare që fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e kaluar 

Futboll

Elezi: Përballemi me Kroacinë, kombëtare që fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e kaluar 

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2024 Në ora: 13:36
Agon Elezi

Maqedonia e Veriut nesër përballet në Rijekë me Kroacinë në ndeshjen miqësore. 

Pas kësaj sfide Maqedonia e Veriut do të luajë në Hradec Kralove me Çekinë.

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi, thotë se të gjithë lojtarët janë të motivuar për të treguar cilësi ndaj një superfuqie si Kroacia.

“Për mua, jam i lumtur që jam sërish me djemtë në kombëtare, po përgatitemi në nivelin më të lartë dhe është vërtet një sfidë që po përballemi me Kroacinë, një ekip që fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e kaluar.

Ne jemi gjithmonë të motivuar kur luajmë për Maqedoninë dhe kështu duhet të sillemi edhe në fushë. Të respektojmë detyrat e përzgjedhësit dhe të shpresojmë në rezultat pozitiv”, tha Elezi,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat