Situatë shqetësuese te Vllaznia

Futboll

Situatë shqetësuese te Vllaznia

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 13:52
Vllaznia

Situatë shqetësuese te Vllaznia!

Klubi shkodran filloi para disa ditësh me rinovimin e lojtarëve titullarë, por mbeti te dy të parët, Juriç e Stojanoviç.

Pavarësisht se puna e rinovimeve ka nisur muaj më parë, duket se disa lojtarë po shohin variante të tjera para skuadrës kuqeblu.

Smajli dhe Hakaj janë dy nga lojtarët pa kontratë të Vllaznisë, ashtu si boshnjaku, i cili duket se ka vendosur që të mos kthehet më në Shkodër.

Deri tani klubi ka zyrtarizuar vetëm largimin e brazilianit Gomesh dhe kosovarit Ajdareviç, ndërsa çështja e vonesës së rinovimeve ka filluar të shqetësojë te kuqeblutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat