Sulmuesi i ri firmos për tri vite me Vllazninë

Futboll

Sulmuesi i ri firmos për tri vite me Vllazninë

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 13:59
Klajti Halili

Vllaznia i beson elementit vendës të rritur në akademinë kuqeblu. Klubi Shkodra ka zyrtarizuar këtë të diel marrëveshjen me sulmuesin kryesor të ekipit U-19, Klajti Halili.

Një hap i rëndësishëm i hedhur nga drejtuesit pas kontratave të firmosura me Ersi Zaganjorin dhe Kevin Dodajn.

Halili ka firmosur për tre vjet, pra do të jetë pjesë e Vllaznisë deri në vitin 2027.

Klajti Halili gjatë sezonit që sapo u aktivizua në 25 ndeshje me ekipin U-19, duke shënuar 13 gola.

Në ndeshjen e fundit të Superiores, ndaj Skënderbeut, sulmuesi i ri pati mundësinë të ishte në fushë, madje edhe realizoi një gol, duke lënë menjëherë shenjë në ekipin e parë.

19-vjeçari në videon e prezantimit të tij si lojtari më i ri i Vllaznisë është shprehur: “Këtë vit kam pasur fatin të stërvitem me një emër të madh si Vioresin

Sinani. Ëndrra dhe synimi im janë t’i ngjasoj sadopak atij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat