Sevilla zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Sevilla zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 14:11
García Pimientan

Sevilla tashmë ka një trajneri të ri.

Klubi andaluz ka zyrtarizuar García Pimientan si trajner të ekipit të parë. Sezoni e kaluar ai ishte trajner i Las Palmasit, ndërsa për dy vitet e ardhshme do të drejtojë Sevillan.

García Pimienta mbërrin te bardhekuqtë pas një sezoni të vështirë për skuadrën andaluze.

Klubi ndërroi tre trajnerë gjatë sezonit dhe e përfundoi La Ligën në vendin e 14-të me 41 pikë, vetëm një pikë më shumë se Las Plamasi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat