Qershori do të jetë koha e merkatos te Dinamo e Tiranës, që pritet t’i nisë përgatitjet e sezonit të ri në korrik.
Deri atëherë do të jetë ndërtuar skuadra, me të cilën blutë do të pretendojnë të ngjiten në majat e Superiores.
Dhe për të pasur kushtet optimale, klubi dinamovit me shumë gjasa do ta zhvillojë fazën përgatitore jashtë Shqipërisë. Sllovenia dhe Italia janë dy pistat, ku blutë do të zhvillojnë një pjesë të fazës përgatitore dhe do të luajnë edhe ndonjë miqësore për të kolauduar skuadrën.
Stafi teknik kërkon që në momentin që Dinamo të udhëtojë për stërvitje jashtë vendit, grupi i futbollistëve të jetë i kompletuar.