Fullkrug zbulon gabimin e madh të Dortmundit

Futboll

Fullkrug zbulon gabimin e madh të Dortmundit

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 15:28
Pamje nga ndeshja

Finalja e Champions League e humbur kundër Real Madrid të shtunën në mbrëmje në Wembley nuk është gëlltitur nga disa lojtarë të Terzic, të vetëdijshëm për paraqitjen e mirë të bërë kundër Los Blancos të Ancelotti-t dhe së cilës i ka munguar vetëm goli.

Në përgjithësi, paraqitja e gjermanëve ka qenë e nivelit të lartë edhe në fazën e mbrojtjes, me përjashtim të golit të parë të shënuar me kokë nga Carvajal.

“Goditja e këndit më idiote”, ka qenë komenti i parë i Niclas Fullkrug pas disfatës të pësuar në Londër.

“Nuk mund të futem në detaje, besoj se lojtari që duhej të ishte në mbulim ishte caktuar dhe do të duhej ta largonim topin në një mënyrë”, ka thënë sulmuesi 31-vjeçar i verdhezinjve.

“Goditja e këndit është shumë idiote nëse e shikon. Kemi bërë shumë për të mbrojtur duke bërë një presing të vazhdueshëm dhe për këtë arsye është për të ardhur keq që nuk arritëm të fitonim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat