Yjet e futbollit, Erling Haaland dhe Martin Odegaard, do të startojnë nga minuta e parë kundër Kosovës dhe Danimarkën në ndeshjet miqësore në javën që po vjen.
Këtë e ka konfirmuar selektori i Norvegjisë Stale Solbakken të shtunën, shkruan mes të tjera mediumi norvegjez “Nrk.no”.
“Ata do të fillojnë në të dyja ndeshjet.
Do të mundohemi të bëjmë një ose dy hapa të tjerë në këtë koleksion dhe pastaj janë pjesë të rëndësishme”, - tha ai në konferencën e tij për shtyp.
Si Haaland ashtu edhe Odegaard kanë pasur sezone të ngarkuara me Manchester Cityn përkatësisht Arsenalin.
I pari luajti në finalen e FA Cup fundjavën e kaluar.
Kombëtarja Norvegjeze e presin Kosovën më 5 qershor, ndërsa me Danimarkën luajnë më 8 qershor në Brondby.