Vendoset superbonus në kontratën e re te Interi për trofeun

Futboll

Vendoset superbonus në kontratën e re te Interi për trofeun

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 16:15
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez shumë shpejt do të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së tij me Interin, duke zgjatur bashkëpunimin me zikaltërit të cilët e kanë vlerësuar si figurën qëndrore të tyre.

Nuk është rastësi që argjentinasi mban shiritin e kapitenit dhe tashmë do të jetë lojtari më i paguar me diferencë të thellë nga pjesa tjetër e ekipit.

Kontrata e re që do të zgjatë deri në vitin 2029, parashikohet të ketë një pagë fikse prej 8 milionë eurosh në vit, për të arritur deri në 10 milionë euro me bonuse të ndryshe.

Dhe një bonus i veçantë do të jetë ai i fitores së Ligës së Kampioneve.

Sipas “Corriere Dello Sport”, kjo është një nga pikat e vendosura veçmas në kontratën e sulmuesit, me një shifër që raportohet se është shumë e lartë.

Lautaro ëndërron të jetë ai që kthen përsëri trofeun te zikaltrit, pasi i shkoi shumë afër në vitin 2023 me finalen e humbur përballë Mançester Sitit dhe ky bonus është një incentiv më shumë për të tentuar gjithçka në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat