Vora bën goditjen e madhe

Futboll

Vora bën goditjen e madhe

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 16:18
Skënderrbeu

Skuadra e Vorës ka nisur shumë shpejt ndërtimin e ekipit për sezonin e ri, duke menduar të krijojë një ekip i cili të jetë përsëri protagonisti në luftën për ngjitjen në elitë.

Dhe një nga lëvizjet e para është një emër i njohur në elitën e futbollit shqiptar.

Vora ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se ka nënshkruar me Gresild Likën, një mesfushor i cili ka luajtur në nivelet më të larta të futbollit shqiptar në vitet e fundit.

Ai ka veshur fanellën e skuadrave si Luftëtari, Bylis, Partizani e së fundmi Skënderbeu, duke qenë pjesë e rrugëtimit të suksesshëm të korçarëve në edicionet e fundit.

Me sa duket lojtari nuk ka vazhduar bashkëpunimin me klubin korçar dhe do të kthehet në Kategorinë e Parë, për të ndihmuar Vorën të tentojë ngjitjen në elitë në sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat