Di Canio godet sërish

Futboll

Di Canio godet sërish

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 18:07
Di Canio e Leao

Vinicius Junior është kampion evropian me Realin e Madridit, pasi shënoi edhe në finalen e tij të dytë të Champions League. Rafael Leao, nga ana tjetër, sapo ka përfunduar një sezon më shumë në hije sesa në dritë, të paktën nga pikëpamja individuale.

I paqëndrueshëm, aq sa ka merituar kritika nga ata që do të donin ta shihnin si lider i Milanit, Leao ka marrë “sulm” të ashpër komentues i cili, siç dihet, kur vë në shënjestër dikë, sigurisht që nuk ia përton. Bëhet fjalë për Paolo Di Canion.

Ish-sulmuesi ka bërë një krahasim mes Vinicius Junior dhe Leaos. Dhe ai nuk ishte aspak i kursyer me portugezin.

“A e keni kuptuar mentalitetin, urinë dhe grintën e Vinicius? Ai me siguri ka hobet e tij, do të argëtohet me miqtë dhe do të luajë PlayStation si fëmijët e moshës së tij, por e ka përparësi të nxitojë në stërvitje dhe jo të regjistrojë një këngë rap 8-orëshe, duke e vënë këtë si prioritet në vend që të luajë.”

Është evidente referenca e Di Canio për Leão, i cili, siç dihet, prej disa kohësh ka hyrë në botën e “rap”-it, në jetën e tij të dytë pas futbollit, aq sa tashmë ka publikuar dy albume:

“Nuk është se jam inatosur me dikë, por është humbje energjie. Duhet të pushosh dhe të rigjenerohesh.”

Nuk është hera e parë që Di Canio kapet me Leãon. Në tetor, pas humbjes së Milanit ndaj PSG-së, ai tha:

“I mungon grinta, vendosmëria, jo vetëm që nuk shënon gola por nuk jep as ndjesinë e golave.

 Presim një shkëndijë prej tij, qoftë edhe vetëm për të materializuar volumin e lojës”.

Në janar, megjithatë, ai shkoi më tej kur foli për një “qëndrim të turpshëm”:

“Ne në dhomat e zhveshjes do ta kishim kapur për veshësh dhe do t’i kishim thënë që kjo nuk ishte mirë. Pas përkëdheljeve, tani është koha për shuplakat”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat