Masimo Moratti iu është kundërpërgjigjur lajmeve të shumta që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve se në ekipin e Interit u krijua një gropë e zezë në aspektin ekonomik që në momentin kur ai kishte pronësinë e ekipit dhe pasojat po ndihen deri tani.
Ish-presidenti e mohon në mënyrë kategorike këtë gjë përmes një letre të hapur të publikuar në mediat italiane. “Të dashur lexues dhe i dashur drejtor. I referohem artikullit të bërë nga gazeta juaj me titullin:
Borxhet e Interit që lidhin tripletën me yllin e dytë, në të cilin raportohet se unë kam krijuar një grope të zezë. E mohoj në mënyrë kategorike që Masimo Morati ka krijuar borxhe në skuadrën e Interit.
Gjithçka mund të konfirmohet në bilancet e klubit në ato kohë dhe në zyrat noteriale ku janë kryer të gjitha veprimet. Unë madje kam pasur humbje në aspektin personal për të mbuluar humbjet e klubit.
Për menaxhimin e Interit në vitet e fundit nga pronësitë e tjera s’më takon të flas”, shkruan Moratti.