Dashamirët e futbollit janë në pritje të duelit të nesërm (19.00) në Rijekë mes Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliç sot ka mbajtur konferencë për media.
Daliç ka folur para gazetarëve për duelin miqësor të nesërm, por edhe për përgatitjet për Europianin 2024.
Për ndeshjen me Maqedoninë, Daliç nuk do të mund të llogarisë në Luka Modriçin, Marcelo Brozoviçin dhe Mario Pashaliqin, të cilët patën angazhime me klube këtë fundjavë.
“E respektojmë kundërshtarin e nesërm, e imagjinojmë si një ndeshje që do të shërbejë si përgatitje për Shqipërinë.
Do të luajmë me lojtarë pak më sulmues. Kemi të drejtë për gjashtë zëvendësime.
Do të pushojmë disa lojtarë. Ne nuk do të rrezikojmë me Vlasiçin.
Perishiq do të fillojë dhe do të luajë një orë, është në formë të mirë, po stërvitet mirë”, tha Dalic.
Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë do të luhet në stadiumin “Rujevica”..