Finalja e Kupës së Zvicrës, penalltitë fatale për Luganon e shqiptarëve

Futboll

Finalja e Kupës së Zvicrës, penalltitë fatale për Luganon e shqiptarëve

Nga: K.Goca Më: 2 qershor 2024 Në ora: 19:32
Servete

Servette është fitues i Kupës së Zvicrës.

Servete ka shënuar fitore me penallti me rezultat 9:8 ndaj Luganos.

Ballafaqimi mes Servettes dhe Luganos ka përfunduar pa gola (0:0) dhe penalltitë përcaktuan fituesin e Kupës së Zvicrës.

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari e Uran Bislimi, janë paraqitur nga minuta e parë për Luganon, ndërsa Shkëlqim Vladi nga minuta e 55-të e Bislimi është zëvendësuar në atë të 84-tën. 

Portieri Amir Shaipi shënoi nga penalltia po jo edhe Albian Hajdari.

Hajdari është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 21-të e Shaipi në atë të 57-tën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat