Jose Mourinho tashmë zyrtarisht do jetë pjesë e kampionatit turk.
‘Special One’ është prezantuar në mënyrë madhështore nga Fenerbahce, duke i çmendur tifozët në Stamboll.
Në fjalimin e tij, fjalët e para të Mourinhos i pëlqyen mjaftë shumë shikuesve.
”Kjo fanellë është lëkura ime, do jap gjithçka për klubin” shtoi Mourinho.
Superliga e Turqisë tashmë sa vije e bëhet më interesante, ardhja e Mourinhos është një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e elitës.