Esin Hakaj nuk është më pjesë e Vllaznisë.
Ajo që përflitej prej kohësh, tashmë është bërë zyrtare nga klubi shkodran, i cili ka njoftuar lamtumirën e futbollistit që ka mbajtur disa herë edhe shiritin e kapitenit te kuqeblutë.
Hakaj ishte në fundin e kontratës së tij me kuqeblutë dhe kjo shpesh ka sjellë tensione mes palëve edhe gjatë edicionin, pasi nuk kanë gjetur akordin për të zgjatur bashkëpunimin me kushte financiare të modifikuara.
Ndaj sot, Vllaznia i ka dhënë lamtumirën mbrojtësit të majtë.