Pas stërvitjes së kombëtares së Kosovës, futbollisti Mërgim Vojvoda, shpreh optimizmin para sfidës miqësore me Norvegjinë. Ballafaqoimi luhet në Oslo me 5 qershor.
“Besoj që kemi treguar koncentrim deri tash sepse nuk është lehtë kur e dimë se kampionati ka përfunduar.
Por stërvitjet kanë shkuar mirë, çdo lojtarë është në rregull dhe shpresoj të jenë të gjithë në dispozicion.
Trajneri po mundohem me idetë e tij të përgatitemi sa më mirë.
Duam që të krijojmë lojën tonë, filozofinë tonë, idetë e trajnerit për ato lojë që na vijnë në shtator. E dimë se Norvegjia është ekip i fortë fizikisht, ka lojtarë të mirë, por duhet të luajmë lojën tonë dhe e presim me pozitivitet për fitore.
Shpresoj të kemi mbështetjen e bashkatdhetarëve sepse na vyen përkrahje e tyre. Kemi nevojë për ta dhe na bëhet qejfi që të ketë sa më shumë shqiptarë”, tha Vojvoda.