Vicenzo Italiano mbylli këtë të dielë eksperiencën e tij te Fiorentina, me trajnerin që ka vendosur të mos jetë më pjesë e e skuadrës nga Firence.
Këtë lajm e zyrtarizoi drejtoi sportiv i klubit, Daniele Prade në konferencën për mediet pas fitore 2-3 në transfertën e Atalanta-s.
“Kemi kaluar 10 minuta vërtet të vështira në dhomat e zhveshjes.
Shpresa jonë ishte të vazhdonim bashkëpunimin me Vicenzo-n, por pas humbjes në finalen e Conference League gjithçka ndryshoi.
Ne ndahemi profesionalisht, por jo në nivel njerëzor. I kemi të qarta idetë dhe jemi ambiciozë, absolutisht që duam të përmirësohemi”-deklaroi Prade,.