Lajm i mirë për Francën

Futboll

Lajm i mirë për Francën

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 23:46
Miker Maignan

Franca dhe trajneri Didier Deschamps kanë marrë një lajm shumë të mirë në prag të nisjes së kampionatit Europian Gjermani 2024.

Portieri i Milan-it, Miker Maignan është rekuperuar nga problem që kishte në gishtin e vogël së dorës së majtë dhe është gati për rikthimin në fushën e blertë.

Francezi mungoi në gjashtë takimet e fundit të Milan-it, pesë në kampionat dhe një miqësore, megjithatë tashmë ai duket se është në gjendje për të luajtur.

Kjo gjë e gëzon shumë trajnerin Deschamps, duke ditur se gardiani i Milan-it është i preferuari i teknikut të Francës për t’i besuar portën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat