E konfirmon Mbappe, sonte do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Realit

Futboll

E konfirmon Mbappe, sonte do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Realit

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 14:48
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe e ka konfirmuar transferimin e tij në Real Madrid.

Ylli francez madje ka njoftuar se zyrtarizimi i këtij mega-transferi mund të zyrtarizohet sonte.

Këtë, futbollisti i deritashëm i Paris Saint-Germainit ia ka thënë presidentit Emmanuel Macron në një takim publik me të sot paradite.

“Zyrtarizimi do të bëhet sonte”, ka thënë ish-futbollisti i Monacos, i cili në fund të këtij muaji do të bëhet lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me PSG-në.

Dhe, ai do të nënshkruajë kontratë afatgjate me kampionin e freskët evropian, i cili njëherësh e fitoi edhe titullin në La Liga.

Shumë shpejt pritet të arrijë komunikata zyrtare e klubit madrilen. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat