Besiktas të fiksuar pas shqiptarëve, skuadra turke synon transferimin e Mirlind Dakut

Futboll

Besiktas të fiksuar pas shqiptarëve, skuadra turke synon transferimin e Mirlind Dakut

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 16:35
Mirlind Daku

Besiktas duket se është i dashuruar me futbollistët shqiptarë.

Klubi nga Stambolli, pjesë e të cilit janë Muçi dhe Rashica, ka vënë në shënjestër edhe sulmuesin e kombëtares Mirlind Daku.

Sipas mediave turke, Besiktas synon të përforcojë sulmin me 26-vjeçarin, që spikati këtë sezon në Rusi me fanellën e Rubin Kazan, ku shënoi 10 gola në 28 ndeshje në kampionat.

Sulmuesi Vincent Aboubakar do të largohet nga Besiktas, ndërsa nuk ka ende marrëveshje me Cenk Tosun për një kontratë të re.

Prandaj Daku është kthyer në objektivin kryesor për sulmin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat