Vllaznia ka ndërhyrë në merkato. Klubi shkodran ka siguruar firmën e Ardit Deliut, futbollist i cili vjen nga radhët e Tiranës.
Klubi ka njoftuar tifozët, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“𝐌𝐢𝐫ë 𝐬𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧ë 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐛𝐥𝐮 𝐀𝐫𝐝𝐢𝐭 𝐃𝐞𝐥𝐢𝐮” – shkruan klubi.
Mesfushori Deliu është aktivizuar në 31 ndeshje në sezonin e fundit në kryeqytet, ku ka realizuar 2 gola. Më parë, ai ka luajtur për Laçin dhe Liepaja.