Futbollisti i talentuar Lorent Talla ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin anglez, Queens Park Rangers.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi anglez, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Talla, tash 19-vjeçar, i ishte bashkuar QPR-së në moshën 12-vjeçare.
Ai po ashtu ka debutuar me ekipin e parë në ndeshjen e FA Cup në janar ndaj Bournemouth.
Talla për faqen zyrtare të klubit u tregua i motivuar për sezonin e ardhshëm, duke thënë se do të vazhdojë të punojë.
“Do të vazhdoj të punoj shumë. Besoj në aftësitë e mia, dhe se mendoj se ky është vetëm fillmi, pasi gjëra të mira do të vijnë në vazhdim”, tha ai për faqen e QPR-së.