Fitojnë Kroacia dhe Anglia, Gjermania nuk “shkrep” përballë Ukrainës

Futboll

Fitojnë Kroacia dhe Anglia, Gjermania nuk “shkrep” përballë Ukrainës

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Kroacia tregon forcën e saj në miqësoren me Maqedoninë e Veriut, të cilën e mposhti me rezultatin e thellë 3-0.

Kundërshtarja e Shqipërisë në Grupin B (ndeshja e dytë) dominoi që në fillim në këtë test të parë në prag të Evropianit, duke realizuar dy herë me të njëjtin autor, Mejer, në minutat 10 dhe 45.

Në pjesën e dytë vulosi fitoren e Kroacisë Pasalic në minutën e 79-të.

Me të njëjtin rezultat 3-0 Anglia fitoi përballë Bosnjë Hercegovinës. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Anglinë që shpërtheu në fraksionin e dytë.

Palmer zhbllokoi rezultatin në minutën e 60-të, ndërsa në fundin e takimit realizuan Alexander-Arnold (85’) dhe Kane (90’).

Ndërkohë Gjermania zhgënjeu përballë Ukrainës, duke barazuar me rrjeta të paprekura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat