Në kontratë ka një klauzolë

Futboll

Në kontratë ka një klauzolë

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 11:22
Qendërsulmuesi spanjoll Hoselu

Qendërsulmuesi spanjoll Hoselu, protagonist i padiskutueshëm në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bajern Munihu, ka marrë konfirmimin për të qëndruar edhe një sezon tjetër në skuadrën e trajnerit Ancelotti.

Hoselu mbërriti si huazim nga Espanjolli sezonin e kaluar për 500 mijë euro, me të drejtë blerjeje 1.5 milionë euro.

Në kontratë ka një klauzolë që i lejon Real Madrid të ketë fjalën e fundit për këtë çështje dhe gjithçka çon në konfirmim.

Hoselu, 34 vjeç, ka qenë protagonist këtë sezon për “Los Blankos”.

Përveç dy golave që realizoi në gjysmëfinalen e kthimit ndaj bavarezëve, ai ka bërë një sezon pozitiv. Në 49 ndeshje i aktivizuar këtë sezon, ai realizoi 18 gola.

Për pasojë, sulmuesi spanjoll e ka merituar plotësisht konfirmimin. Ai është i vetëdijshëm se me ardhjen e Mbape-s hapësirat për të do të jenë edhe më të pakta, por këtë sezon ai ka treguar qetësi dhe gadishmëri sa herë që është kërkuar ndihma e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat