Esin Hakaj nuk do të jetë më lojtar i Vllaznisë. Shkodrani largohet nga kuqeblutë pas 3 vitesh.
27-vjeçarit i përfundon kontrata me shkodranët në fund të qershorit, me palët që kanë vendosur të mos rinovojnë duke mbyllur bashkëpunimin mes tyre.
Futbollisti shkodran largohet mes falenderimesh nga Vllaznia, ndërsa zyrtarizon largimin nëpërmjet një fotojë të postuar në “Insta-Story”. “Faleminderit familja e madhe”, ka shkruar lojtari, i cili pritet të mbetet në Superiore.
Interesimet për të nuk mungojnë, teksa Elbasani është skuadra që këmbëngul për shërbimet e tij.
Kështu verdhekuqtë kanë nisur të bëjnë hapa konkret për mbrojtësin e majtë, pasi e shikojnë Hakajn shumë të rëndësishme për sezonin e ri.
Eksperienca e tij në Superiore do të ishte një vlerë e shtuar për formacionin e verdhebluve, teksa do tëe ishte një “armë” plus për Nevil Deden.