Shqipëria ka bërë detyrën mbrëmë.
Kuqezinjtë e Silvinjos kanë mposhtur pastër 3:0 Lihtenshtajnin në takimin e parë miqësor në prag të Kampionatit Europian Gjermani 2024.
Një ndeshje e dominuar nga ekipi ynë kombëtar, që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Brojës, Asanit dhe Muçit.
Silvinjo, tha “I morëm përgjigjet që donim. Ata po përgatiten maksimalisht.
U paraqitëm mirë. A rrezikojmë që luajmë me një ekip si Lihtenshtajni kur në grup kemi tre skuadra shumë të forta? Nuk ka të thojë asgjë. Janë dy gjëra tërësisht të ndryshme.
Të gjithë ata që janë këtu janë të gatshëm dhe në formë.
Nuk janë vetëm Asani dhe Broja që nuk kanë luajtur.
I dhamë përparësi lojtarëve që kishin luajtur më parë.
Ajeti për shembull ka 2 muaj që nuk ka bërë një ndeshje.
Donim të bënim 2-3 zëvendësime më shumë, por rregullat e UEFA-s nuk e lejonin”.