Ardhja e futbollistit të Dortmundit, Karim Adeyemi në Kosovë menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve, e befasoi shumëkënd.
Deri tani nuk dihej arsyeja e saktë e ardhjes së tij në Kosovë, bashkë me reperin Noizy.
Ata kanë ardhur me partnerët e tyre për pushime.
Gazetari Arlind Sadiku shkroi se grupi do të kalojë pushime bashkë dhe planifikojë që për 4 javë të jenë në Kosovë, Shqipëri e Greqi.
“Karim Adeyemi, Emre Can, Loredana, Noizy erdhën së bashku me partnerët dje në Kosovë për pushime. Grupi do të kalojë pushime së bashku dhe planifikojë të qëndrojë 4 javë në Kosovë, Shqipëri, Greqi”, tha ai.