Fiorentina nuk humb kohë

Futboll

Fiorentina nuk humb kohë

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 12:42
Raffaele Palladino

Fiorentina gjen trajnerin e ri. Fill pas vendimit për ndërprerjen e bashkëpunimit me Vincenzo Italianon, klubi vjollcë ka arritur marrëveshjen me Raffaele Palladinon, trajner i cili ka drejtuar me shumë sukses Monzën në dy sezonet e fundit.

Palladino zbarkoi në Firence të hënën dhe takoi drejtuesit e klubit, me të cilët arriti edhe marrëveshjen për të drejtuar Fiorentinën për dy sezonet e ardhshme, teksa media italiane bën me dije se pritet vetëm firma mbi kontratë dhe zyrtarizimi.

Dy sezonet e fundit Fiorentina është drejtuar nga Vincenzo Italiano, i cili bëri një punë të mirë, duke dërguar skuadrën dy herë në finalen e Conference League dhe njëherë në finalen e Kupës së Italisë, por pa ia dalë të fitojë asnjë trofe.

Pikërisht për këtë arsye në klubin vjollcë menduan të bëjnë ndryshime, duke i besuar Palladinos, i cili u promovua për herë të parë te Monza nga Adriano Galliani dhe bëri një punë mjaft të mirë në klubin Lombard.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat