Euro 2024 me "perlat" e Asanit "kërcënon" rivalët

Futboll

Euro 2024 me "perlat" e Asanit "kërcënon" rivalët

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 13:41
Jasir Asani

Jasiri “pushton” UEFA-n, Euro 2024 me "perlat" e Asanit "kërcënon" rivalët e kuqezinjve!

Jasir Asani është një nga lojtarët më simpatikë të kombëtares shqiptare.

Këtu nuk e kam fjalën për pamjen e tij fizike, por për spaktaklin që jep në fushën e lojë.

“Mëngjarashi” i Kombëtares edhe mbrëmjen e djeshme shënoi në supergol.

Në fakt ndaj Lihtenshtejnit shënoi “perlën” e 4-të me fanellën kuqezi dhe tashmë Asani nuk ‘di’ të shënojë gola të thjeshtë. Siç dihet “magjia” që del nga këmbët e ish-lojtarit të Partizanit mahnit gjithmonë e më shumë UEFA-n.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat