Kvaratskhelia, objektivi kryesor i PSG-së

Futboll

Kvaratskhelia, objektivi kryesor i PSG-së

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 13:54
Khvicha Kvaratskhelia

Për Conte, ai është i patransferueshëm, por në Francë vazhdojnë të flasin me ngulm rreth Khvicha Kvaratskhelia.

Më konkretisht, gjeorgjiani shihet te PSG si trashëgimtari dinjitoz  i Mbappè. “L’Equipe” shkruan për këtë sërish, me detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen e mundshme mes dy klubeve, italian dhe parizien.

Vetë lojtari gjeorgjian, lexojmë, tashmë ka folur me Luis Enrique. Agjenti ka tashmë në xhep marrëveshjen financiare me PSG-në. Me Napolin, kujtojmë se kontrata i skadon në vitin 2027 dhe ende nuk ka marrëveshje për rinovimin e saj.

Sipas medias në fjalë franceze, Khvicha Kvaratskhelia është prioriteti i Luis Enrique dhe Luis Campos për krahun e majtë sezonin e ardhshëm. Ky përkufizohet edhe si “negocimi më i vështirë i verës pariziene”. Gjeorgjiani tashmë ka dhënë miratimin e tij dhe në Paris shpresojnë të gjejnë një zgjidhje pa pasur nevojë të shpenzojnë një çmim të lartë për kartonin. Një eventualitet i cili, duke e njohur De Laurentiis, duket mjaft i largët.

Nuk do të jetë e lehtë as të bindet lojtari që të përqafojë sërish kauzën axurre, por të gjithë e dinë se Conte ka aftësi të mëdha bindëse. Ai do të përpiqet t’i bindë lojtarët kryesorë të skuadrës napoletane të mos lëvizin.

Kthimi i tij në Itali është “grusht shteti” i presidentit De Laurentiis, veçanërisht tani që publiku futbolldashësh italian është i lirë nga emrat e mëdhenj të pankinave.

Me largimin e Allegrit, Mourinhos, Sarrit dhe Piolit, vetëm Conte do të jetë në gjendje ta gjallërojë Serie A, edhe përtej lojës në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat